Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me banorët e Bashkisë së Dropullit.
Gjatë këtij bashkëbisedimi nuk kanë munguar dhe batutat nga shefi i qeverisë,
Teksa një nga qytetarët shprehtë shqetësimin e tij për Hipotekat, si dhe për kreun e institucionit të saj, një tjetër banor ndërhyn, duke i dalë në mbrojtje drejtorit dhe shprehet se ai është i mirë.
Por kaq mjaftoi që Rama të ndërhynte, dhe me humor tha se nuk kishte motër që ta merrte për dhëndër këtë drejtor.
Banori: Mund të kemi shpresa për më shumë punësim? (Banori flet, ndërsa Rama i thotë disa herë; vazhdo, vazhdo) Kam shqetësim me Hipotekat. Ju ka çuar dhe djali im mesazh.
Rama: Ua kam thënë të gjithëve, shkruani tek portali ‘Shqipëria që duam’
Banori: Siç keni thënë dhe ju; Shqipëria është një nuse e veshur keq.
Rama: Ku i dëgjoni këto shprehjet e mia ju në Dropull?!
Ndërhyn banori tjetër: Drejtori është i mirë….(drejtori i Hipotekes)
Rama: Nuk kam motër ta marr për dhëndër drejtorin. As vajzën…S’kemi ardhur për të bërë krushqi për drejtorin. Ai tha mendimin e tij për Hipotekat.
Diskutime rreth kësaj post