Drejtori i gatishmërisë emergjente, Robert Hysenllari tha në një intervistë televizive se pritet mot me reshje të dendura dhe intensive në vijim në vendin tonë.
Ai u shpreh se reshjet më të forta të shiut do jenë në qarkun e Shkodrës dhe Kukësit. Më pas për nga intensiteti renditen Dibra dhe Lezha.
Sipas Hysenllarit do të ketë një rritje të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm, konkretisht në Drin, Bunë, Mat dhe Vjosë.
“Parashikohet që mund të shkaktohet përmbytje nga lumi Drin dhe Buna,” – u shpreh Hysenllari.
Diskutime rreth kësaj post