Avokati njohur Idajet Beqiri ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Teksa ka folur për figurën e Berishës dhe aksionin e tij aktual politik që ai ka nisur për të marrë drejtimin e PD, Beqiri tha se Berisha po lufton për të shpëtuar veten dhe familjen e tij por edhe bashkëpunëtorët e tij.
“Ai e di që nuk e heq dot Bashën, edhe pse thotë për Bashën që është humbësi më i madh, ai e di thelbin te vetja që të katër këto humbje nuk janë të Lulzim Bashës por të Berishës pasi Basha ka qenë një kukull në atë parti, ku merrte urdhrat nga Berisha dhe ato katër humbje janë drejtpërdrejtë të Sali Berishës. Nëse Berisha donte që PD të çlirohej prej tij, në 25 prill Berisha duhet të dilte të thonte që nuk do të kandidoj më dhe tërhiqem përfundimisht dhe jam i bindur që PD do të ishte pak më mirë se sa doli në këto zgjedhje, kështu kemi të bëjmë me një kufome politike. Pse nuk shkon në parlament? Sepse nuk duan amerikanët që të shkojë. Berisha këtë po e bën për hir të familjes dhe të vetes së vet por edhe për bashkëpunëtoret e tij, ai po mendon edhe për bashkëpunëtorët që të shpëtojë veten e tij. Krime të tjera të pahetuara janë ende, si Gërdeci, pasi ministri i Mbrojtjes i asaj kohe tani s’ka më mbrojtje, ai do nxjerri kush ishin pas tij, ne rastin konkret ministri i mbrojtjes ishte Shkëlzen Berisha, pasi e drejtonte atë që ndodhi në Gërdec. Pushtetin e drejtonte gjithë familja. Janë dosje ulëritëse, dosje që kanë viktimat dhe ai gjak nuk bëhet ujë, plaga e tyre është në çdo familje. Me të drejte e ngre zërin ulëritës ajo zonjë e nderuar për Gërdecin pasi i humbi jetën djalin, duan drejtësi. Drejtësia vonon por kurrë nuk harron’, u shpreh avokati i njohur Idajet Beqiri në emisionin ‘Shqip’ në ‘Dritare TV.
Diskutime rreth kësaj post