Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se Shqipërisë i duhet modeli kroat për Byronë Kombëtare të Hetimit, model që autoritetet e Zagrebit e morën nga Gjermania.
“Ajo që kemi biseduar këto ditë është kërkesa ime që modeli kroat të jetë sa më prezent në Shqipëri, që është një model i cili ka funksionuar atje. Dhe ne nuk kemi pse të shpikim rrotën, sepse e kanë shpikur të tjerët para nesh. Nga kjo pikëpamje, ai model që Gjermania ka dhënë në Kroaci është krejt i mirëpritur edhe në Shqipëri dhe nuk ka ndonjë ndasi të modelit amerikan apo evropian”, u shpreh Manjani.
Pas takimit me homologun gjerman, Manjani tha në një intervistë për Deutsche Welle se sa e nevojshme ishte ndihma gjermane edhe për reformën në drejtësi: “Nevoja për konsensus është si një premisë e sigurtë për ta bërë të zbatueshme reformën në drejtësi nesër. Dhe ky është kontributi numër dy që jep Gjermania, pra, që të shtojë sa më shumë kapacitetet teknike për ta bërë një drejtësi të zbatueshme sipas strukturave gjermane”.
Diskutime rreth kësaj post