Nga Edi Paloka
Kjo është drejtësia “e pavarur” që po i jep fund “pandeshkueshmërisë”; firmos Rama e akuzohet Berisha ??!! Drejtësia që postulatin e saj “Ligji është i barabartë për ëe gjithë” e ka kthyer në postulatin e Ramës: “Fajin e ka Saliu”!
Nuk po merrem me gjithë skandalet, korrupsionin dhe vjedhjet e Ramës që kur është kryeministër. Do kujtoj vetëm disa momente më të herëshme.
Për kujtesë; Tirana përpara se të vinte Rama, kishte të paktën 5 kinema kryesore. Të gjitha sot janë kthyer në kulla.
Po historia më tipike që tregon qartë se çfarë hajduti e manipulatori është Rama për interesat e xhepit të tij, është ajo e kinema “Republikës”.
Pronarët e vjetër ishin bërë gati ta privatizonin, ndërkohë që Nano bëri ministër kulture Ramën. Kthehuni në kohë dhe kujtoni se çfarë lufte të përbindshme bëri Rama që të mos e lejonte një gjë të tille me argumentin e mbrojtjes së kulturës dhe kinemave si pjesë e saj. Në çdo dalje publike, kjo ishte fjala e parë e tij. Arsyeja u mësua shpejt, kinema “Republikën” ia dha për biznes, njërit prej biznesmenëve afër tij, që e quajti “Millenium”. Në atë kohë, kur ende njerëzit nuk e kishin njohur hajdutin që fshihej nën petkun e artistit, pati nga ata që e besuan vërtet se beteja e tij ishte për mbrojtjen e objekteve kulturore.
Po vetëm një vit më pas, Rama vodhi mandatin e parë të bashkisë Tiranë dhe pa u skuqur fare ndryshoi totalisht retorikën e tij për të njëjtën çështje. Nga “mbrojtës i kulturës” u transformua në luftëtar i të drejtave të pronarëve. Brenda ditës, ashtu siç kishte lëshuar gjithë bateritë për të “argumentuar” se sa e domosdoshme ishte që kinema “Republika” (Millenium) të mos ndryshonte destinacion, lëshoi gjithë bateritë për të argumentuar krejt të kundërtën. Shumë shpejt me firmën e tij u ndryshua destinacioni dhe kinemaja u kthye në kullë!
Çfarë ndryshoi? Ndryshoi thjesht interesi i xhepit të Ramës. Kur ishte ministër kulture, iu deshën kinematë se i kishte nën varësi. Kur u be kryetar bashkie, i duheshin kullat e pallatet.
Bashkë me kinema “Republikën” u zhduken dhe gjithë kinematë e tjera, përfshi kinema “17 Nëntori”, që ishte kinemaja më e vjetër e Tiranës. Të gjitha u kthyen në kulla.
Pse? Sepse kështu i duhej xhepit të mister 20%.
Jamarbër Malltezit i gjetën 200 mije euro në llogari bankare.
Për Edvin Ramën, ne raportin e OSBE te para 10 viteve, deklarohej se “Rama zotëron një pasuri prej 200 milionë eurosh”. Kjo ndërkohë që deklaronte vetëm 3-4 mijë euro…
Tre here e ka ndryshuar publikisht Rama deklaratën e tij për burimin e financimit të viles-pallat-bunker në Surrel; një herë nga të ardhurat e emigracionit, pastaj nga shitjet e “Kurbanit” dhe prapë më pas nga të ardhurat e bashkëshortes!!! Ka mashtruar hapur dhe për çmimin e blerjes së truallit!
Po a ka hetuar kush qoftë edhe për këto (pa iu hyrë skandaleve të kohës që është kryeministër)? Kurrë me gjithë denoncimet e bëra nga opozita.
Dhe na kërkoni ne të besojmë se kjo qenka drejtësia e pavarur që po i jep fund pandëshkueshmërisë?!
Drejtësia që, edhe kur firmos Rama (si ne rastin e kompleksit “Partizani”) nën hetim merret Berisha!!!
Drejtësia “e reformuar”, që e ka zëvendësuar postulatin “Ligji është i barabartë për të gjithë” me postulatin e Ramës; “Fajin e ka Saliu”…
Diskutime rreth kësaj post