Prej ditësh, Partizani dhe Tirana kanë nisur përgatitjet për të bërë një paraqitje dinjitoze në Kupat e Europës. Kampionët e vendit sfidojnë Bate Borisov, një kundërshtare tepër të fortë për ta në rrugën drejt raundit të dytë kualifikues të Champions League. Sfida e parë do të luhet në stadiumin kombëtar “Air Albania”, me UEFA-n që ka zbuluar edhe trupën e gjyqtarëve që do vendosin drejtësi në takimin e Tiranës.
Trupë gjyqtarësh belgë për këtë 90 minutësh në program për më 11 korrik. Kryesor do të jetë Nathan Verboomen, mjaft i njohur në kampionatin belg të futbollit. 34-vjeçari ka gjykuar disa takime në sezonin që u mbyll, ndërsa njihet si një arbitër që nuk kursen kartonat.
Ndërkaq, gjyqtar i njohur do vendosë drejtësi edhe në sfidën e “Elbasan Arenës” mes Tiranës dhe gjeorgjianëve të Dinamo Tabumi. UEFA i ka besuar anglezit Robert Jones, i cili ka gjykuar në këtë sezon disa prej sfidave të Premier League angleze. Edhe ky arbitër është i njohur pasi nxjerr shpesh kartonin nga xhepi.
Sfida do të luhet më 13 korrik, në kuadër të turit të parë kualifikues të Conference League. Bardheblutë do tentojnë të marrin një rezultat pozitiv për të shpresuar më pas kalimin më tej në takimin e kthimit të programuar një javë më pas.
Diskutime rreth kësaj post