Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti është takuar me kryetaren e LDK, Vjosa Osmani, me të cilën po përgatitet për të krijuar qeverinë e re.
Kurti ka njoftuar në Facebook se ka diskutuar me Osmanin, pikërisht përgatitjet për qeverisjen e re dhe sfidat që i presin në ditët në vijim.
“Bashkë me Vjosën biseduam sot për përgatitjet për qeverisjen e re dhe sfidat që na presin. Kosova do të dalë nga kriza dhe do të përparojë. Bashkëpunimi ynë është përkushtimi ynë. Qëllimet e mira dhe punët e mbara janë përgjegjësi e jona ndaj qytetarëve të Republikës dhe institucioneve të shtetit”, shkruan Kurti.
Diskutime rreth kësaj post