Një aeroplan komercial ka rrëshqitur nga pista e aeroportit të Stambollit, duke bërë që përkohësisht të mbyllet aeroportit derisa ka zgjatur procesi i evakuimit të 164 pasagjerëve.
Aeroplani i tipit Boeing që i përket aviokompanisë së Emirateve të Bashkuara Arabe kishte rrëshqitur mbi pistë derisa po zbriste, por për fat të mirë të gjithë pasagjerët kanë shpëtuar pa as lëndimin më të vogël.
Moti i ligë reshjet e mëdha të shiut kanë kapluar Stambollin, duke shkaktuar probleme të mëdha në komunikacion dhe besohet se janë edhe shkaku kryesor i incidentit të krijuar në aeroport.
Aerporti që gjendet në pjesën aziatike të qytetit më të madh turistik, është mbyllur përkohësisht dhe të gjitha fluturimet janë anuluar derisa sa ka përfunduar procesi i evakuimit të pasagjerëve.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post