Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur ditën e sotme në mbledhjen e Grupit Parlamentar, për situatën e krijuar me ligjin në Shqipëri pas sulmit kibernetik që ka “hedhur në tokë” edhe sistemin TIMS.
Berisha theksoi se sot çdo e dhënë për bandat në Shqipëri ka dalë jashtë kontrollit dhe shitet në treg, ndërsa akuzoi qeverinë si banda më e madhe, që sipas tij sulme të ngjashme i ka realizuar në vazhdimësi.
“Në zhvillimet e fundit në vend gjithçka, çdo e dhënë e fshehtë që ka ekzistuar në arkivën e vendit për bandat dhe kriminelët sot është në treg dhe kjo përbën një zhvillim në pamje të parë shumë tronditës. Kur mendohesh dhe arsyeton e konstaton se banditët më të mëdhenj të këtij vendi, shefat e bandave të vendit janë në Parlament, në qeveri dhe institucione atëherë është e kotë të dramatizosh një diçka që në një vend normal është me të vërtetë dramatike. Sot pikat tona kufitare qarkullojnë lirshëm, hyjnë e dalin të kërkuar e të pakërkuar sepse sistemet nuk funksionojnë. Përsëri sot ortakët e tyre hyjnë në Parlament, hyjnë në qeverie dhe hyjnë në institucione. Po të krahasosh se pasuritë e krijuara nga ata me akte malavite , krahasuar me ministra dhe zv.ministra të tjerë me firmë qeveritare janë thërrime me krahasimet e tyre. Është e vërtetë që ishte një sulm i një fuqie armike, por këto kanë ndodh rëndom nga vetë qeveria dhe bandat e saj”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post