60 shtetesa shqiptarë vazhdojnë të qëndrojnë të bllokuar në tokën neutrale në kufirin greko-shqiptar. Sipas asaj që mëson Syri.net, mes tyre janë edhe 4 gra dhe 10 persona të moshës së tretë.
Duke qëndruar disa ditë të bllokuar dhe pa asnjë përgjigje nga qeveria shqiptare ata po hasin edhe probleme në ushqim, pa harruar këtu edhe temperaturat e ulta gjatë natës.
Siç tregojnë ata, teksa qeveria nuk ka bërë asnjë lëvizje, sot një polic grek iu ka treguar një çezmë ku të mbushin ujë.
Diskutime rreth kësaj post