Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, është shprehur se nuk e ka parë draft-propozimin e kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama për Asociacionin.
Në një intervistë për Euronews Albania, me gazetarin Thimi Samaraxhi, ajo u shpreh se nëj draft i tillë që është bërë pa koordinim me institucionet e Kosovës dhe nuk do të merret në konsideratë.
Gëvalla tha se komunikimi mes Prishtinës dhe Tiranës nuk ka nevojë të kalojë përmes Berlinit apo Parisit, duke iu referuar dorëzimit të draftit në kancelaritë perëndimore.
“Nuk e kam parë draftin, por pavarësisht se çfarë do të përmbante një draft i tillë i pakoordinuar me institucionet e Kosovës, nuk është një draft që do të trajtohet dhe do të merret në konsideratë”– tha ajo.
Ajo foli dhe për normalizimin e marrëdhënieve mes Ramës dhe homologut të saj kosovar Albin Kurti duke thënë:
“Unë mendoj se nëse udhëheqësit e shteteve nuk udhëhiqen nga motive personale por mendojnë se çfarë mund të bëjnë më së miri me qëllim që qytetarët e vendeve tona t’ju shërbejë qasja jonë, qëndrimi ynë, mendoj se nuk ka asnjë problem në këtë mes. Ka nevojë për pak kujdes se cilat sinjale personale, në adresa personale dërgohen në raste të tilla”– tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post