Kreu i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Draft-statuti i Ramës për Asociacionin përmban elemente që çojnë në autonomi për serbët.
Pas një takimi me Ramën, konjufca ka thënë se kryeministri i Shqipërisë pretendon se ai draft-staus është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, por vetë atij nuk i duket ashtu.
“Ai pretendon që është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, por mua më janë dukur se elemente të caktuara të propozuara nga Rama përmbajnë autonomi territoriale për serbët e Kosovës dhe kjo është në kundërshtim të interesit të kombit shqiptar”, ka deklaruar kreu i Kuvendit.
Ai ka thënë po ashtu se ideja e shkëmbimit territorial e ka dëmtuar Kosovën, shkruajnë mediat në Kosovë.
“Ne patëm një krizë në vitin 2017 kur u duk se për Kosovën edhe Shqipëria po është në anën e opsionit që ishte shkëmbimi territorial. Dhe mendoj që kjo e ka dëmtuar Kosovën. Mendoj që e ka dëmtuar Kosovën edhe ideja e “Ballkanit të Hapur” sepse ky është dallim prej asaj se cka ka nevojë Kosova”.– tha ai.
Diskutime rreth kësaj post