Zgjedhjet parlamentare të vitit 1992 jo vetëm që shkaktuan një humbje të thellë të Partisë Socialiste, por e vunë atë edhe përpara një krizë përfaqësimi dhe sfidave të menjëhershme për reformimim dhe modernizim.
Kriza e përfaqësimit lidhej ngushtësisht me domosdoshmërinë e rifreskimit të figurave drejtuese, pasi në 1992 nomeklatura drejtuese socialiste përbëhej nga figura të vjetëra të sistemit komunist.
Paralelisht me betejën për tu rikthyer në pushtet në zgjedhjet e 1997-ës, socialistët fituan dhe betejën e krizës së drejtimit të tyre; për 5 vite me rradhë pranë tyre u konsoliduan dhe u konfirmuan si figura emblematika të së majtës, politikanë të ardhur nga bota akademike dhe intelektuale, të cilët rimodeluan PS-në dhe e kthyen atë në forcën dominuese në jetën politike në Shqipëri.
Por që nga viti 2005, kur Edi Rama u shpall kryetar I Partisë dhe deri më sot, këto figura qendrore të Partisë Socialiste e panë veten në trysninë e sulmeve përjashtuese të Edi Ramës. Ky i fundit, u akuzua nga kundërshtarët e tij se kishte një plan për spastrimin e socialistëve nga PS-ja.
Edhe produkti i dalë nga mledhja e fundit e Asamlesë socialiste e konfirmon këtë linjë.
Ben Blushi, Arta Dade dhe Namik Dokle ishin tre figura qendrore të PS-së që u shkëputën nga strukturat e larta drejtuese të kësaj partie.
Por cilët janë disa nga figurat kryesore të përjashtuara ndër vite nga Partia Socialiste:
Fatos Nano, ish-lideri historik I PS-së, ish-kryeministër, një nga figurat më të sulmuara nga Edi Rama, I përjashtuar nga çdo funksion drejtues I PS, sot është thjesht dhe vetëm një anëtar I thjeshtë I saj
Rexhep Mejdani, ish-deputet. Ish-President I Republikës. Kritik ndaj qeverisjes së rilindsave, I përjashtuar nga organet drejtuese të Partisë Socialiste.
Ilir Meta, ish-kryeministër socialist, shkëputet nga PS në vitin 2004, për të krijuar Lëvizjen Socialiste për Integrim. Pavarësisht koalicionit ka qenë një nga politikanët e sulmuar në mënyrë të vazhdueshme nga Edi Rama.
Ylli Bufi deputet për disa legjislatura. Ish-kryeministër socialist. I përjashtuar nga Rama nga kandidimi për deputetët dhe organet drejtuese të Partisë Socialiste.
Arben Malaj, deputet për disa legjislatura, ish-ministër socialist I financave. Kritikon Ramën për bojkotin e Parlamentit në zgjedhjet e 2009-ës. I përjashtuar nga kandidimi në zgjedhjet e 2013-ës, duke garuar si i pavarur në Qarkun e Vlorës.
Namik Dokle, deputet për disa legjislatura. Kryetar Kuvendi. Vazhdimisht kritik për qeverisjen e rilindasve. Nga sot nuk është më anëtar I kryesisë së Partisë Socialiste. Ka deklaruar mos kandidimin si deputet në zgjedhjet e ardhshme.
Kastriot Islami- deputet për disa legjislatura. Ish-ministër socialist, Përjashtohet nga Partia Socialiste pas zgjedhjeve të 2009-ës, duke akuzuar Ramën si shkaktarin kryesor për humbjen e tyre. Si kundërshtar i ashpër i Ramës, Islami zgjedh ti bashkohet grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Ben Blushi deputet për disa legjislatura. Ish-ministër socialist. E nis kundërshtinë ndaj Ramës për bojkotin e parlamentit në 2009ën. Identifikohet si një nga kritikuesit më të ashpër të qeverisjes Rama. Ky I fundit e anatemon, duke e përjashtuar dhe nga kryesia e PS-së. është gati për kriijimin e një partie të re.
Arta Dade deputete për disa legjislatura. Ish-ministre socialiste. Kundërshtare me politika qeverisëse të rilindjes. Përjashtohet nga kryesia e PS-së gjatë asamblesë së sotme.
Ermelinda Meksi-deputete për disa legjislatura, ish-ministre socialiste. Nuk përfshihet në qeverisjen socialiste të 2013-ës, ndërsa PS e propozon si anëtare e Bordit të Bankës së Shqipërisë.
Luan Rama, deputet për disa legjislatutra. Ish-ministër socialist. Kundërshtar I Edi Ramës, pas ardhjes së tij në krye të PS-së, Luan Rama zgjedh largimin dhe bashkimin me Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Maqo Lakrori, deputet për disa legjislatura, Ish-ministër socialist. Kritikon në mënyrë të vazhdueshme drejtimin e PS-së nga Rama pas zgjedhjeve të 2009-ës. Përjashtohet nga zgjedhja në organet drejtuese. Sot është vetëm një anëtar I thjesht I PS-së, firmëtar I kërkesës për zgjedhjet për kryetarin e ri të PS-së.
Sabit Brokaj, deputet për disa legjislatura. Ish-ministër socialist. Rikthehet në 2009-ën te PS-ja. Vazhdimisht kritik ndaj politikave qeverisëse të Rilindjes.
Agron Duka, deputet, ish-ministër socialist. Largohet nga PS-ja, pas ardhjes së Ramës në krye të saj. Sot është kryetar I Partisë Agrare Ambientaliste.
Albert Çaçi, deputet për disa legjislatura. Nuk përfshihet në projektin e Ramës për rilindjen, largohet nga PS-ja, për të kandiduar për PSD-në për zgjedhjet për kryetar bashkie në Fier në 2013-ën.
Elmaz Sherifi, deputet për disa legjislatura. Ish-ministër në qeverisjen socialiste. Ndër kritikët e parë të Ramës për mënyrën si drejton PS-në. Përjashtohet nga Rama dhe krijon parti të re politike.
Flamur Rogu, deputet për disa legjislatura. Figurë emblematike e së majtës në qarkun e Beratit. Përjashtohet nga kandidimi për deputet dhe nga organet drejtuese të PS-së.
Makbule Çeço, ish-nënkryetare e Kuvendit të Shqipërisë. Përjashtohet nga kandidimi për deputete dhe organet drejtuese të PS-së.
Luan Memushi, deputet për disa legjislatura. Ish-ministër në qeverisjen socialiste. Përjashtohet nga kandidimi për PS-në. Garon për deputet nën siglën e LSI-së në zgjedhjet e 2009-ës
Marko Bello, deputet për disa legjislatura. Ish-ministër në qeverisjen socialiste. Kundërshton bojkotin e parlamentit nga ana e Ramës. Ky I fundit nuk e kandidon në zgjedhjet e 2013-ës dhe e përjashton dhe nga organet drejtuese të PS-së.
Ndre Legisi, deputet për disa legjislatura. Ish-ministër socialist. Largohet nga PS-ja në 2004 për t’iu bashkuar LSI-së. Në 2009-ën rikthehet në PS, por në 2013-ën nuk bën pjesë në planet e Ramës. Nuk kandidon dhe nuk bën pjesë në organet drejtuese të PS-së. Firmëtar I peticionit për zgjedhjet për kryetar të PS-së.
Gjergj Koja, deputet për disa legjislatura. Ish-ministër socialist. Ish-kryetar I FRESSH-it. Kritik ndaj drejtimit të Partisë nga ana e Ramës, Koja largohet nga PS-ja për të krijuar Partinë Socialiste të Moderuar.
Spartak Poçi, deputet për disa legjislatura. Ish-ministër në qeverisjen socialiste. Largohet nga organet drejtuese të PS-së që pas ardhjes së Ramës në krye të Partisë.
Mustafa Xhani, ish-ministër në qeverisjen socialiste. Nuk bën pjesë në planet e Ramës pas marrjes së partisë, duke u përjashtuar nga organet drejtuese të saj.
Petro Koçi, deputet për disa legjislatura.Ish-ministër në qeverisjen socialiste. Kritik për mënyrën e drejtimit të PS-së nga Rama, shkëputet për të krijuar PSV 91. Sot në koalicion është zëvendësministër I Mbrojtjes.
Spartak Braho, deputet për disa legjislatura. Shkëputet në 2004-ën për tu bashkuar me Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Vangjel Tavo, deputet për disa legjislatura. Kritikon Ramën për humbjen e zgjedhjeve të 2009-ës, largohet më pas për tju bashkuar Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Nazmir Bilani, deputet për disa legjislatura. Një ndër kritikët e parë për drejtimin që Rama po I bënte PS-së. Shkëputet për tju bashkuar PSV 91.
Taulant Dedja, deputet për disa legjisltura. Përplaset fort me Ramën, duke hequr dorë nga mandati si deputet i PS-së.
Andis Harasani, ish-deputet i PS-së. Kritikon Ramën për bojkotin e Parlamentit, përjashtohet nga kandidimi dhe organet drejtuese të PS-së.
Ilir Zela, deputet, ish-themelues I FRESSH. Nuk përfshihet në listat e kandidimit dhe në organet drejtuese të Partisë nga ana e Edi Ramës.
Kush kanë mbetur në PS
Gramoz Ruçi, Servet Pëllumbi, Bashkim Fino, Fatmir Xhafaj; Pandeli Majko dhe Erjon Braçe janë të fundmit e Mohikanëve të mbetur nga elita e politikanëve që prodhoi Partia Socialiste. Sot ata janë shumë pak, përballë grupit të rilindësve të Ramës. /HashtagAL/
Diskutime rreth kësaj post