Gazetari Robert Papa ka komentuar lidhur me situatën e krijuar së fundmi në Partinë Demokratike ku është shprehur se vendimi i Bashës për përjashtimin e Berishës ka ardhur si rezultat i një trysnie të madhe.
Ndërsa përtej betejës ligjore që zonja Kokalari do të ketë me Partinë Demokratike, i pyetur nëse beson se Lulzim Basha ka qenë peng i dosjes së lobimit rus.
Komenti i Papas:
“Janë folur dhe më parë, është hedhur ideja se Basha ka përdorur rreth 1 mln dollarë për lobim, por se sa është e vërtet duhen hetime. Por Shqipëria ka ardhur stadi për foto me kongresmenë, kontaktet me diplomacinë amerikane kryhen me ata që janë këtu. Akuzat janë të rënda. Fakti që Berisha thotë se Lu ma ka sjellë këtë dosje do të thotë se dhe ai ka ditur, dhe nëse akuzat janë të vërteta problem do jetë dhe për Berishën. Sepse lobimi bie ndesh me sigurinë. Mjaft me lobingje, ndërkohë që ne shqiptarët me aksesin tonë mund të sigurojmë dhe takime falas me kongresmenë. Pastaj po kalove me klane të tjera, nuk e di ku i gjen partia një milion dollarë, është shifër e madhe. Amerikanët për para nuk të falin. Nuk ka shqiptarë që të jep, ka ligj në amerikë, ka faturë i ul te taksat”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post