Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu është paraqitur para pak minutash në ambienet e SPAK, pasi pritet të mbahet seanca e radhës për çështjen “Gërdeci”.
Kujtojmë se seanca e fundit u shty për shkak të mungesës së gjyqtares Irena Gjoka, e cila ishte angazhuar në një aktivitet.
Shtyrja e seancës bëri që të shtyhet edhe marrja në pyetje e 4 dëshmitarëve të paraqitur, mes të cilëve, Dritan Minxolli, ish-drejtor i fabrikës së Gërdecit dhe ish-ushtarakut Sokol Ngjeçi.
Diskutime rreth kësaj post