Muajt e fundit ka patur polemika rreth qëndrimit që ka mbajtur polemisti Fatos Lubonja në hetuesi, në qelitë e burgut dhe më pas nëpër kampet e vuajtjes së dënimit të kohës së rregjimit komunist. Kujtojmë se më e fundit ishte ajo rreth “shitjes” që Lubonja i kishte bërë atit të tij, Todi Lubonja, në hetuesi por edhe në gjyq, duke e bërë fajtor për frymën borgjezo-revizionist.
Vetë Lubonja e vlerësoi këtë si një sajesë dashakeqe, ndërkohë që ish- drejtori i Arkivës së ministrisë së Brendshme, Kastriot Dervishi ka publikuar një dokument të vitit 1979. Dervishi shpjegon se:
Në dokumente të Këshillit të Ministrave dhe akte të tjera, për të mos u kuptuar cilët janë, ata quhen shpeshherë “punëtorë të detyruar”. Në 10-vjeçarin e parë të regjimit komunist, në diapozitivin e dënimin, përveç viteve të burgimit apo konfiskimit të pasurisë shënohej edhe vuajtja e dënimit nëpërmjet punës së detyruar.
Më vonë kjo praktikë u hoq, ndërsa përzgjedhjen se kush duhet të punonte e kush duhej të qëndronte në regjim burgu, e bënin vetë organet e punëve të brendshme. Në jo pak raste, të dënuarit refuzonin të punonin në minierë.
Komanda e kampit të të burgosurve në Spaç, me një shkresë të datës 27.8.1979 drejtuar Drejtorisë së Policisë Popullore (Degës së Zbatim Vendimeve Penale), propozonte transferimin nga ky repart ndër të tjera edhe të dënuarit Fatos Lubonja, të cilin e kishte mbyllur në birucë sepse nuk refuzonte të punonte. Ndër të tjera në këtë raport thuhej:
1-I dënuari me 17 vjet për krime kundër shtetit, Fatos Todi Lubonja, mbasi u ridënua në maj 1979 për agjitacion, u rikthye në këtë repart dhe prej kësaj kohe ka intensifikuar veprimtarinë e tij.
Diskutime rreth kësaj post