Deputeti i Partisë Socialiste Etjen Xhafaj tha në emisionin Now në Euronews Albania se zhurma që po bëhet lidhur me çështjen e ish-zyrtarit të FBI dhe kryeministrit Edi Rama po fryhet qëllimisht nga opozita me qëllim për të hequr kryeministrin.
Xhafaj tha se aktakuza e drejtësisë amerikane është e qartë dhe nuk bën asnjë lidhje që të implikojë kryeministrin në krim të organizuar apo shpërdorim detyre, për të cilat opozita në Shqipëri kërkon hetim.
“Drejtësia amerikane i ka përmbledhur të gjitha në aktakuzë krimet dhe shkeljet e ish-zyrtarit të FBI. Gjykata do ketë një vendim, por nuk mund të bëjmë sikur s’e lexojmë aktakuzën ku Rama nuk përmendet për lidhje me krimin e organizuar apo akuza të tilla. E gjithë tema është hajde të heqim Edi Ramën këtej se nuk e kemi hequr dot me votë”, tha deputeti i PS.
Diskutime rreth kësaj post