Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi sot se Edi Rama dhe Erion Veliaj detyruan institucionet qendrore të paguajnë për djegësin e Tiranës. Më tej, ai theksoi se pasi vodhi 200 milionë euro me djegësat, Rama po merr 100 milionë euro kredi për t’u rikthyer te strategjia e vitit 2013.
“Asnjë njeri nuk duhet të ketë iluzionin më të vogël se SKAP-i i partisë është jashtë çdo lloj mundësie që të kafshojë krerët e partisë të zhytur deri në vesh në aferën e djegësave. Në këtë kontekst, do ishte e pafalshme për qytetarët, që përmbushjen e detyrave ta kërkojnë nga institucionet e kapura nga Edi Rama.
Dua të informoj se pasi kanë vjedhur mbi 200 milionë euro me djegësat, të cilët nuk ekzistojnë, Edi Rama po merr një kredi mbi 100 milionë euro, pikërisht për t’u rikthyer aty ku ishin në vitin 2013, te strategjia me landfille- veçim dhe riciklim. Kur mediat publikuan këtë lajm, si një gënjeshtar ordiner, Edi Rama e quajti akt i një të marri, publikimin.
Por dokumentet faktojnë se kjo është një e vërtetë, dhe ne do njohim publikun që tregojnë se pasi kanë vjedhur 200 milionë me djegësat, detyrohen të kthehen te ajo strategji, të cilin qeveria e mëparshme e hartoi me 4 milionë euro mbështetje nga Komisioni Europian, dhe Edi Rama e dogji në mënyrë antiligjore me djegësat e tij që nuk ekzistojnë. U bëj thirrje qytetarëve që të ngrihemi ndaj këtij njeriu që nuk njeh normë, ligj, moral dhe nuk ndalet para vjedhjeve të përsëritura të pasurive të tyre” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post