Presidenti i republikës Ilir Meta në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, ka reaguar pas deklaratave të bëra nga Ministri i Punëve të Jashtmen të Greqisë, Nikos Dendias, i cili pas vizitës së tij në Shqipëri deklaroi se çështja e detit nuk ka ecur përpara si shkak se nuk e ka lejuar presidenti Meta.
Në daljen e tij para mediave, Ilir Meta, theksoi se ai në rolin e Presidentit të republikës i ka kërkuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që t’i udhëheqë ai negociatat, por nuk ka patur asnjë kërkesë zyrtare për autorizimin nga ana e kreut të qeverisë.
“Në datë 23 maj, Ministri Grek i Punëve të Jashtme, Dendias, realozi një vizitë në Shqipëri. Dua të sqaroj se nga pala greke dhe as nga ministria jonë, nuk është folur për asnjë takim mes Dendias dhe presidentit të Shqipërisë.
Pas vizitës në Tiranës Dendias është shprehur se u ra dakord që t’i referojmë çështjen tonë gjykatës së Hagës, Kjo nuk ka ndodhur ende pasi Presidenti nuk i ka dhënë autorizimin përkatës kryeministrit. Me sa duket, Shqipëria do të zgjedhë një President të ri brenda dy-tre muajve të ardhshëm.. Dua të sqaroj se zoti Bushati përmes kërkesës numër 24/28 të protokulluar në shkurt 2018-të kërkoi nga presidenti i republikës autorizimin për grupin negociator, presidenti vuri re disa të meta që duhet të rregulloheshin.
Pas paraqitjes së informacionit shtesë Prtesidenti i Republikës në mars 2018-të autorizoi Ministrin e Jashtëm që të lëshonte autorizimin e grupit negociator, për saktësimin e vijës delimituese mes Shqipërisë dhe Greqisë. Grupi negociata është pajisur me autorizim për arritjen e një projektmarrëveshjeje për kufizimin e vijës detare. Midis dy grupeve negociatore janë zhvilluar 3 raunde të negociatave. Presidenti i republikës pasi është informuar ka konstatuar disa problkematika dhe shqetësime serioze. Për të diskutuar mbi ecurinë e procesit negociator mes presidentit dhe kryeminsitrit në qershor 2018-të u dakordësua që kryeministri t’i udhëhiqte personalisht mnegociatat me Greqinë, për këtë do të paraqiste një kërkesë të re tek presidenti.
Presidenti i republikës duke konstatuar se kryeministri nuk po i përmbahej zotimeve, me shkresë protokollare Presidenti kërkoi ndërhyrjen e kryeministrit pa vonesë, duke marrë drejtimin e këtij procesi, por sërish nga kryeministri nuk pati reagim për këtë gjë. Në mungesë të reagimit të kryeministrit, Presidenti i republikës sërish me shkresën 327/11 i rikërkoi kryeminsitrit ndërhyrjen e tij që negociatat të udhëhiqeshin nga kryeministri, edhe për këtë kërkesë nuk pati asnjë reagim. Nga kryeministri i cili për periudhën shkurt 2019-të-janar 2021, nuk është përcjellë asnjë kërkesë për pajisjen me autorizim, që ai apo qeveria kan ndërmarrë mbi kërkesën zyrtare të Presidentit”, tha Meta.
Diskutime rreth kësaj post