Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur se kush do jetë pjesë e trupëns gjykuese që do të marrë në dorë çështjen e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se Nertina Kosova do të jetë si kryesuese apo relatore, kurse Saida Dollani dhe Dhimitër Lala janë anëtarët e tjerë që do e gjykojnë.
Në shkallë të parë, Llalla u dënua me 2 vite burg dhe disa pasuri të tija iu sekuestruan dhe i kaluan shtetit me akuzën e deklarimit dhe fshehjes së pasurisë. 4 sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrore dhe 1 apartament në Durrës iu morën ish-kryeprokurorit. Po ashtu Llalla u dënua që për 5 vite mos kryejë asnjë funksion publik.
Ai e ankimoi këtë vendim dhe tashmë pritet vendimi i Apelit.
Diskutime rreth kësaj post