U ka krijuar aq probleme sa duket se “kupa është mbushur”. Sulmuesi i Borussia Dormund, Pierre-Emerick Aubameyang, këtë fundjavë ka mbyllur “hesapet” me klubin gjerman pas dështimit në derbin me Schalke 04.
Lojtari nga Gaboni, me verdhezinjtë që prej vitit 2013, mund të kalojë te Chelsea në janar.
Kampionët në fuqi të Anglisë janë gati që ta marrin atë.
Blutë e Londrës kanë menduar që t’i japin një shans Aubameyang-ut.
Me Dortmundin, Aubameyang arriti të shënonte 17 gola në 19 ndeshje të këtij sezoni, por kjo nuk i ka mjaftuar ekipit gjerman dhe polemikat me kontratën e tij kanë mbushur kupën.
Sipas trajnerit të ekipit anglez, Antonio Conte, Aubameyang është opsioni më i mirë në qarkullim për sulmin.
Diskutime rreth kësaj post