Mëngjesin e sotëm, aktorja e njohur shpërtheu në të qara, teksa qëndronte e ulur në shtrat, Olta e vetme, filloi të fliste dhe të tregonte ndjesitë që kishte.
“Dua të largohem”, kjo është deklarata e dëgjuar disa herë nga banorët në shtëpinë e ‘Big Brother VIP Albania”, ku pas Armaldos dhe Ermionës, edhe Olta duket se po dorëzohet, lodhet dhe ngarkohet nga loja.
“Dua të iki në shpi. Jam shumë e lodhur. Jam shumë e ngarkuar, nuk di më çfarë po bëj. Do prish çdo gjë”,- thotë Olta ndërkohë që në sfond dëgjohet kënga “I’m coming home”.
Mbrëmja e sotme, është e rëndësishme për Oltën, pasi ajo do duhet të marrë një vendim të rëndësishëm.
Prej disa ditësh në shtëpi ndodhet një zarf i kuq, i cili mban emrin e saj sipër.
Gjatë “Prime”, do mësojmë se ç’është shkruar për të e nëse do ketë fuqi mbi nominimet, ashtu siç është aluduar nga banorë të ndryshëm.
Zarfi është për Oltën pasi skuadra e saj fitoi sfidën me litar kundër skuadrës së Luizit.
Diskutime rreth kësaj post