Në hotelin ku është grumbulluar kombëtarja e Zvicrës për sfidat e radhës në Ligën e Kombeve është mbajtur një konferencë për shtyp me trajnerin Vladimir Petkoviç, – njofton tabloidi i njohur helvet, “Blick”.
Dhe çuditërisht, e gjithë skuadra hyn në sallë!
Qëllimi? Të krijojë transparencë dhe hapje me publikun dhe mediet.
Në dy anët e trajnerit Petkoviç dhe zyrtarit të federatës, Claudio Sulser, rreshtohet i gjithë këshilli i ekipit, me Stephan Lichtsteiner, Granit Xhaka, Yann Sommer, Xherdan Shaqiri dhe Johan Djourou.
Dhe për herë të parë, lojtarët kërkojnë falje hapur për “shqiponjën” me dy kokë, që e bënë në finalet e Botërorit të Rusisë, në fitoren e zjarrtë ndaj Serbisë. Granit Xhaka thotë: “Do të isha budalla, nëse do ta bëja përsëri. Nuk do të ndodhë më”.
Stephan Lichtsteiner shton: “Kërkoj falje, nuk dua t’i hap probleme askujt”.
Edhe Xherdan Shaqiri ishte në këtë linjë, edhe pse me ironi: “Sigurisht, kërkoj falje, nëse njerëzit ndihen të sulmuar, duke parë ndeshjen nëpër male…”.
Foto:
Diskutime rreth kësaj post