Kampionia e botës në peshëngritje, Romela Begaj, në një konferencë për shtyp u është përgjigjur akuzave për përdorimin e dopingut.
Më herët, u njoftua se edhe Testi B i dopingut, i doli pozitiv, gjë për të cilën trajneri i saj deklaroi se çështjen do ta vijojë në CAS.
“Betohem para Kuranit, flamurit dhe popullit tim se unë kam një emër Romel Begaj dhe gjaku im është i pastër nga substance.
Betohem për njerëzit më të shtrenjtë që kam se medaljet i kam marrë me gjak dhe me sakrificë.” – deklaroi Begaj
“Po i drejtohem çdokujt që mos merrni pjesë në një krim dhe mos akuzoni pa prova.
U them të gjithëver që shkoni deri në fund për ta provuar dhe të jeni të sigurtë që jam këtu dhe e gatshme për çdo gjë.
Jam kampionia e botës që kam mundur me sakrifica vende të botës së parë
Kam lindur në një vend që s’ka shtet. Në një ditë me shi e me çizme do të isha krenaria e vendit. Sot në këto ditë jam harruar nga të gjithë.” – vijoji ajo përpara mediave.
“Unë mora medaljen. Më vjen keq sepse ne jemi botë e tretë dhe kam mundur botën e parë.
Kam 13 vjet sport dhe të gjitha medaljet i kam të pastra. Nuk e kam përdorur substancën e qelbur.
Hakmarrje nuk mund ta them sepse jam sportiste, nuk kam frikë, por ama duhet dhe ndihmë nga shteti
Asnjë sportist nuk hidhet në rrugë siç hidhen në Shqipëri sportistët.” – tha kampionia e botës në deklaratën për mediat.
Diskutime rreth kësaj post