Ka dhënë dorëheqje krahu i djathtë i Fatmir Mediut nënkryetari i Partisë Republikanë Blendi Sulaj nga angazhimi i tij në këtë parti.Në një postim në “Facebook ai shkruan se Pas 7 vitesh ne krye te deges se Tiranes dhe si nenkryetar partie mendoj qe ka ardhur koha te terhiqem nga angazhimi im ne PR.
Nuk harron të shpreh mirënjohje per Fatmir Mediun si mik dhe kryetar partie me te cilin kam ndare momente te vecanta, gjate hapave te mia te para ne politik.
“Te dashur miq! Pas 7 vitesh ne krye te deges se Tiranes dhe si nenkryetar partie mendoj qe ka ardhur koha te terhiqem nga angazhimi im ne PR. Kam vleresimin maksimal per Fatmir Mediun si mik dhe kryetar partie me te cilin kam ndare momente te vecanta, gjate hapave te mia te para ne politik. Mirenjohje gjithmone. Angazhimi im personal kunder pushtetit aktual, do te jete maksimal ne sfidat e ardhshme”, – shkruan ai në status.
Nuk dihen ende cili ka qenë shkaku i këtij vendimi që të kalojë nga partia republikane tek partia Demokratike. Por duket se mes aleatëve opozitar po ndodhin “çarje” kjo pasi kreu i PR tha se Partia Demokratike ka fajet e saj pse humbi zgjedhjet dhe nuk mund ti vër fajin aleatëve.
Diskutime rreth kësaj post