Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve në Shqipëri, Admir Abrija ka dhënë dorëheqjen.
Tv Klan raporton se Abrija, aktin e dorëheqjes ia ka dorëzuar Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, ndërkohë që ajo pritet të shqyrtohet edhe në mbledhjen e qeverisë.
Dorëheqja e tij vjen disa javë pas ngjarjes së ndodhur në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, ku Sokol Mjacaj vrau me armë zjarri Arben Lleshin.
Diskutime rreth kësaj post