Dje kanë dhënë dorëheqjen ish-kryetari i degës, Andrea Mano dhe një grup anëtarësh të kryesisë së PD-së së Korçës, duke e lënë këtë degë në kaos të plotë.
Këto zhvillime janë komentuar dhe nga ish rivali i Lulzim Bashës, Fatbardh Kadilli.
I ftuar në “Repolitix” Kadilli tha se ky ishte një shpërthim nga shpërfillja dhe mos marrja në konsideratë e kontributeve individuale në parti dhe mungesa e partneritetit me Lulzim Bashën.
Ai foli dhe me konsideratë për Andrea Manon, të cilin e konsideroi një figurë që ka punuar fort për PD.
“Ishte një shpërthim nga shëpërfillja, mosmarrja në konsideratë e kontributeve individuale.
Zoti Mano e ka ndier me tepër sepse është një figurë politikë e investuar shumë individualisht.
Të gjitha betejat personale i ka marrë vetë. Është kandidati për bashkinë që ka arrititur rezultatin më të mirë historik.
Ka punuar fort por nuk ka marrë meritën për punën.
Situata nuk është vetëm në Korçë, por gjithandej. Është e qartë që mungon partneriteti me Lulzim Bashën.
Janë persona që kanë investuar politikisht një jetë të tërë”, shtoi Kadilli.
Diskutime rreth kësaj post