Lefter Koka ka lënë mandatin si deputet i PS. Lidhur me këtë vendim ka folur analisti Ilir Yzeiri.
Yzeiri: Kokën e njoh si politikan herët dhe në Durrës ka një opinion shumë të mirë. Durrsakët e cmojnë edhe si sipërmarrës të zotin se ka krijuar edhe sipërmarrje që i kanë dhënë jetë e punë durrsakëve. Në publik ka ruajtur profil të ulët dhe largimi i tij në këtë moment është cështje e tij që është përpjekur ta sqarojë në mënyrë të përgjithshme. Atë që thotë sot, dikush mund të mendojë se mund ta kishte bërë para se të futej në garë. Për momentin nuk dimë gjë, mund të ketë arsye që do t’i mësojmë më vonë.
Ndërsa për Sali Berishën, analisti Yzeiri e cilësoi si “kryemafioz” që jo vetëm nuk duhet të jetë pjesë e parlamentit të ri, por edhe duhet të largohet sa më parë nga politika.
Yzeiri: Ne e dimë të gjithë, kemi kryemafiozin apo njeriun që duhet të largohet urgjentisht nga politika, Sali Berisha, i cili nuk ka presion nga PD. Sot i gjithë opinioni është i fokusuar tek ajo që do të ndodhë me PD dhe Sali Berishën. Nuk di të ketë ndonjë dokument apo gjë të shkruar që Koka është i padëshiruar apo i përfshirë në veprimtari kriminale.
Diskutime rreth kësaj post