Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se të dorëhiqesh nuk është dorëzim por rinovim. Jo vetëm kaq, por Spahiu vë në dukje se në Shqipëri nuk vlerësohet dorëheqja dhe as të dorëhequrit.
Postimi i plotë:
“DORËHEQJA
Dorëheqja s’është dorëzim, por rinovim,
Dorëheqja s’është dobësi, por burrëri,
Dorëheqja s’është frikë, por kurajo,
Dorëheqja s’është tradhëti, por besnikëri,
Dorëheqja s’është faj, por pëgjegjësi,
Dorëheqja s’është dështim, por civilizim,
Dorëheqja s’është paaftësi, por fisnikëri,
Dorëheqja s’është injorancë, por kulturë,
Dorëheqja s’është papërgjegjshmëri, por ndërgjegjie,
Dorheqja është akti i vetëm për të provuar dhe testuar në publik nëse ti bën ende hije ngado dhe kudo.
Dorëheqja është prova e vetme, që populli të gjykon nëse ti je i vlefshëm për shoqërinë, apo mungesa jote nuk ndjehet aspak.
Dorëheqja është respekti ndaj vetes dhe atyre që të kanë mbështetur, për të pranuar gabimet njerzore.
Dorëheqja është shansi i fundit për tu rikthyer pas disa kohësh, jo kur ti ke nevojë por kur atyre që ju mungon të kërkojnë.
Dorëheqja është forca e pak qënjeve njerzore që kanë aftësitë të jetojnë dhe shkëlqejnë kudo, dhe mos kacavirren dhe mbajnë me thonj një karrige që e kanë fituar rastësisht apo ja kanë dhuruar.
Dorëheqja është për burra fisnik, jo për zvarranik.
Fatkeqsisht shqiptarët shumë rrallë e vlersojnë… dorëheqjen dhe të dorëhequrin.
Thjesht janë mësuar me modelin e “dhunshëm”.”-shkruan Spahiu.
Diskutime rreth kësaj post