Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar lidhur me dorëheqjen e Tom Doshit.
Gazetarja Ilva Tare pyeti ambasadoren Kim se si do ta komentonte këtë dorëheqje, ajo tha se SHBA nuk ka asnjë ndryshim qëndrimi sa i takon deklaratave mëparshme.
“Për cilin po flisnin ju lutem? Ne respekt të vendimeve të SHBA ne e kemi të qartë, kemi qenë konsistentë dhe nuk ka asnjë ndryshim në pozitën tonë”, tha ajo për Euronews Albania.
Kryediplomatja ka bërë thirrje publike që para zgjedhjeve që Tom Doshi të mos kandidonte në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Diskutime rreth kësaj post