Pas dorëheqjes që dha drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) pak minuta më parë, vjen reagimi i parë nga ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku. Ish deputetja pretendon se dorëheqja e Sonila Qatos është pjesë e luftës e brendshme për vjedhjen e milionave eurove.
Ish-deputetja e PD-së paralajmëron se ditën e nesërme do të publikojë prova për konfliktin që detyroi Sonila Qaton të largohet.
“Me parimin një vjedhje të madhe mbuloje me një zhurmë më të madhe, Edi Rama, largoi nga detyra drejtorëshen e Agjencisë së Rrugëve, Sonila Qato 1 orë përpara se gjykata të marrë vendimin për Saimir Tahirin.
Edi Rama po përpiqet të mbulojë luftën e egër që ka plasur mes klaneve në PS me shpresën se gjyqi i Tahirit do të bëjë të harrohet skandali i Sonila Qatos, i Belinda Ballukut dhe i kompanive me të cilat, Rama, bashke me to, vjedh shqiptarët!
Asgjë nuk do të harrohet! Çdo aferë korruptive do t’i bëhet e njohur publikut!
Partia Demokratike do të sjellë që nesër prova për skandalin që detyroi Sonila Qaton të largohet.”
Diskutime rreth kësaj post