Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar lidhur me dorëheqjen e Lisandër Hoxhës, numrit dy të FRPD-së.
“Lista jonë është përfaqësuese jo vetëm për demokratët por për të gjithë shqiptarët që duan ndryshimin. Nuk ka pjesë që e do ndryshimin më shumë se rinia.
Partia Demokratike ka në lista të rinj e të reja, edhe student, por jo anonim për të mbuluar krimin e korrupsionin. Lista është e kufizuar në numër, por e pakufizuar është dëshira dhe vullneti për të sjellë ndryshimin pavarësisht se në cilin pozicion kontribuojnë mijëra e mijëra demokratë.
Me këtë listë dhe me planin tonë, ne do të bëjmë të mundur largimin e Ramës, gjë pa të cilën nuk ka asnjë shpresë. Do sjellim jo thjesht rrotacionin por ndryshimin e vërtetë”, shprehet Basha, duke dhënë një përgjigje indirekte.
Diskutime rreth kësaj post