Moderatori i njohur Adi Krasta, i ftuar në emisionin “Kjo javë” ka folur në lidhje me situatën politikë në vend. Krasta u shpreh se e shikon shumë i shqetësuar politikën në Shqipëri, pasi sipas tij situata është dramatike.
Si po e përjeton qeverinë?
Veprimet në përgjithësi, aksionet qeveritare, një njeri mund ta shikojë vendimit të shkëputur nga rrethanat, por unë këtë nuk e bëj. Unë nuk flas në televizion për tu botuar, por flas për tu kuotuar. Aq pak sa për të kuptuar se dorëheqja e ministrit të Brendshëm është shumë e rëndësishme. Por dhe largim i ministrit të parë tregon se është një problem i theksuar i organizimit të qeverisë. Kjo dorëheqje tregon shumë për një krizë të mirëfilltë qeverisëse.
Diskutime rreth kësaj post