Si të pritshëm e cilësoi largimin e Boris Johnson eksperti i ekonomisë në Londër Emanuel Bajra.
Ai tha se përgjatë viteve si kryeministër, Johnson i fragmentarizoi konservatorët dhe kjo e bën më të vështirë parashikimin për pasardhësin e tij.
“Ishte i pritshëm prej ditës së parë kur u bë kryeministër. Ai erdhi në pushtet si rezultat i referendumit të 2016-s. Një ditë para referendumit mori anën pro Brexit. Fitoi vota brenda partisë dhe popullaritet. Me të ardhur në pushtet, ne u futëm në pandemi. Pandemia ia ndryshoi trajektoren. Të gjithë e dimë për thyerjen e ligjit të Covid. Ajo që ndodhi ndërkohë gjatë viteve ‘20-‘21 ishte një çarje e Johnson nga konservatorët. Filloi ta shfrytëzojë karizmën për të krijuar një bazë solide kudo në Britani. Sot mund të thuhet se ka 14-16 milionë njerëz që e mbështesin. Ky është një epilog i tij, problemet filluan me thyerje të ligjit të Covidit, me jokonvencionalitetin. Ka krijuar fragmentarizim brenda konservatorëve dhe pritej edhe fundi i tij”, tha eksperti.
Diskutime rreth kësaj post