Sekretari për çështjet zgjedhore në PD, Ivi Kaso, ka reaguar për situatën aktuale dhe politike në vend.
“Reflektimi në PD është i domosdoshëm, por kjo duhet të vijë pas zbardhjes së procesit zgjedhor”, – kështu u shpreh kur u pyet për zërat që kërkojnë dorëheqjen e kryetarit demokrat Lulzim Basha.
“Ka zëra që kërkojnë marrjen e përgjegjësive dhe dorëheqjen e kryetarit, jo një grup, por figura që janë të spikatura me histori brenda PD me arsyet e veta. Është gjë e mirë reflektimi dhe shikimi e kthimi i syve te vetja në atë që ku kemi gabuar. Është e dobishme dhe e domosdoshme, por kjo duhet të vijë me përfundimin e fazës ku jemi përqendruar te zbardhja e errët e këtij momenti zgjedhor”.
Sipas tij analiza e reflektimit në PD duhet të nisë nga kryetari dhe deri tek anëtari i thjeshtë i partisë, pasi është domosdoshmëri për t’u përgatitur për garën e ardhshme zgjedhore.
“Unë besoj se edhe më përpara do të hapet faza e reflektimit në PD duke filluar nga unë i pari. PD i duhet një reflektim dhe analizë e thellë dhe të gjithë përgjegjësitë që demokratët duhet të ndajnë. Gara për kryetar është e natyrshme, mandatit të kryetarit po i vjen fundi. Besoj që nuk duhet të jetë në qëllim në vetvete, por pasojë e një reflektimi të brendshëm duke filluar nga kryetari deri te anëtari më i thjeshtë. Procesi i reflektimit brenda partisë dhe nxjerrjes së përgjegjësive konkrete është po aq i rëndësishëm sa ekspozimi i shkeljeve të rënda të procesit zgjedhor për PD, e cila duhet të përgatitet për një garë të ardhshme zgjedhore”, – tha ai.
Diskutime rreth kësaj post