Rudina Hajdari nuk mund të krijonte grupin e saj parlamentar së paku deri në shtatorin e vitit të ardhshëm, nëse Gramoz Ruçi nuk do të qe treguar tejet zemërgjerë, me bijën e njërit prej kundërshtarëve të tij më të egër.
Rregullorja e parlamenti e ka të shprehur qartë se nëse një deputet largohet nga grupi parlamentar, ai nuk mund t’i bashkohet një grupi tjetër pa kaluar gjashtë muaj nga data e largimit (Neni 15 pika dy e rregullores së kuvendit).
Ky vëzhgim që u publikua së pari nga gazeta Panorama e shprehte shumë qartë se pa “dashurinë” e socialistëve dhe pa bujarinë e kreut të kuvendit, as Rudina Hajdari nuk mund të bëhej kryetare e grupit dhe as Myslim Murrizi nuk kishte mundësi të bëhej anëata i tij. Ata duhet ta kalonin përmes filtrit gjashtë mujor për të kapërcyer ylberin.
Diskutime rreth kësaj post