Atë që nuk e arriti dot në Mali të Zi, Vladimir Putin e ka arritur në dy vende ish-satelite të Rusisë: Bullgari dhe Moldavi.
Në zgjedhjet për president në këto dy vende, kanë fituar pikërisht dy kandidatët që shihen si njerëz të afërt të Putin.
Në Bullgari ka fituar gjenerali filorus, Rumen Radev, i cili ka qenë ish-komandant i Aeronautikës në Sofie.
Ai ka marrë 59.35 përqind të votive, kundrejt 36.17 përqind të rivalit të tij.
Fitorja e Radev ka tronditur qeverinë bullgare, kryeministri i së cilës ka deklaruar se do të japë dorëheqjen brenda javës dhe së shpejti Bullgaria pritet të përballet edhe me zgjedhjet parlamentare.
Radev, 53 vjeç, ka bërë fushatë duke u bazuar tek korrupsioni dhe pakënaqësitë kundër Bashkimit Europian.
Ai është gati të forcojë marrëdhëniet me Putin dhe të balancojë ato me BE-në dhe NATO-n.
Zgjedhja e ish-gjenerali Rumen Radev, si president i ri i Bullgarisë, kërcënon të sjellë një destabilizim të ri në kufirin e brishtë mes Turqisë dhe Europës së tronditur nga krizat. Kjo, jo vetëm sepse ai është mik i Rusisë, por edhe sepse vendi do të jetë praktikisht pa qeveri në muajt e ardhshëm.
Ekspertët perëndimorë paralajmëruan më herët se zgjedhja e mundshme e Rumen Radev do të nënkuptonte ndjekjen e një politike proruse. Kjo përshtypje është krijuar pasi, ish-gjenerali është kandidat i Partisë Socialiste, tradicionalisht proruse, dhe sepse ai praktikisht e ka njohur aneksimin e Krimesë.
Ndërsa në Moldavi, Igor Dodon, i afërt me Putin, ka marrë 57.25 përqind të votive, kundrejt 42.75 përqind të votive të marra nga kandidatja filoeuropiane, Maia Sandu.
Diskutime rreth kësaj post