Avokat Spartak Ngjela përmes një rrëfimi për emisionin ‘Top Stoy’ ka kujtuar kohën kur Berisha nisi goditjen ndaj intelektualëve që kishin qenë në radhët e tij, por që tashmë kishin dalë kundër.
“Ndërkohë kishte nisur konflikti me intelektualët dhe Berishës”, – tha avokati.
Ngjela shprehet se Berisha donte t’i eleminote ata. I pari që u godit, sipas Ngjelës, ishte gazetari Frrok Çupi.
“I pari ishte Frrok Çupi që kishte qenë themelues i RD, po që u përplas individualisht me Sali Berishën. Kaloi edhe kalvaret për tu arrestuar. Ai fitoi betejë të madhe”, – tha Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post