Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Firences, në Itali. Një tregtar ambulant ka mbetur i plagosur rëndë, pasi është qëlluar me disa plumba.
Mjekëve të ambulancës u është dashur rreth 40 minuta që të kryenin në vendngjarje të gjitha veprimet e nevojshme për ta mbajtur në jetë.
Tregtari ambulant është qëlluar me pistoletë nga një pensionist italian 65-vjeçar, i cili ka hedhur pistoletën pak më tutje dhe më pas është dorëzuar në polici.
Nga kontrolli në shtëpinë e italianit ka dalë në dritë edhe një letër, ku ai shkruante se do t’i jepte fund jetës, për shkak të problemeve ekonomike.
Para karabinierëve, ai ka treguar se kishte ndërmend të vetëvritej, por më pas është trembur dhe i ka qëlluar të parit që i doli përpara.
Fati i keq i ekstrakomunitarit ambulant që u gjend në vendin dhe momentin e gabuar!
Diskutime rreth kësaj post