Doni të rrisni çmimin e biletës? Hipni njëherë në autobuz
Nga Mentor Kikia
Kompanitë e transportit publik në Tiranë kërcënojnë se do të ndërpesin punën nëse nuk rritet çmimi i biletës! Ata kërkojnë që cmimi të bëhet 70 Lekë. Kanë të drejtë, cmimet janë rritur kudo, edhe karburanti kushton më shtrenjtë, ndaj dhe bileta duhet të reflektojë ndryshimet e treghut në tërësi.
Por a ka hipur ndojëherë pronari në autobuzët e kompanisë së tij?
A e di ai që në verë plas nga vapa e në dimer ngrin nga ftohti, se nuk e ndezin kondicionerin, edhe kur punon?
A e di ai se autobuzët e tij ecin më ngadalë se ata që transportojnë njerëzit në funeral?
A e di ai se duhen gjysmë ore të përshkosh 2-3 stacione?
A e di ai se njerëzit gjysmën e lodhjes e marrin pikërish kur udhëtojnë me autobus për në punë, dhe jo duke bërë punë?
A e di ai se duhet të presësh nga 5 minuta në cdo stacion “që të hipin sa më shumë njerëz”, sikur të ishte autobus ndërqytetës?
Ka edhe shumë më shumë se kaq. Por mjafton që Erjon Veliaj nuk e pranoi as rritjen e çmimit të biletës as ultimatimin.
Diskutime rreth kësaj post