Mesa duket janë disa gjëra specifike që kanë rëndësi për meshkujt.
Lajme.al ju sjell disa nga këto gjëra që nëse i realizoni do e bëni edhe më shumë për vete.
1. Shkruajini një dedikim dashurie
Kur ai niset për punë, apo në ndonjë udhëtim mos hezitoni t’i shkruani fshehurazi një dedikim dashurie. Kjo gjë do ishte shumë mirë, për t’ja bërë qejfin dhe do gëzohej me ju.
2. Mos e pengoni nëse dëshiron të shohë futboll
Nëse partneri juaj pëlqen të shikojë ndeshje futbolli, mos e mërzisni duke i thënë se nuk po ju kushton vëmendjen e duhur. Kështu do ju vlerësojë edhe më shumë.
3. Realizoni një darkë romantike
Intv.al shton se jo vetëm femrat janë romantike, por edhe meshkujt. Nëse ja bëni këtë surprizë, duke harruar angazhimet e tjera, do e bëni edhe më shumë për vete.
4. Respektoni prindërit e tij
Nëse e bëni këtë gjë, do i shtoni pikë vetes suaj në syrin e tij, pasi prindërit për këdo kanë rëndësi. Situata do përmirësohet nëse krijoni një frymë të mirë në marrëdhënien me prindërit e tij.
5. Respektoni hapësirën e tij
Një nga sekretet e një lidhjeje të mirë, është respekti ndaj hapësirës së tyre të lirë. Do e bëni të ndihet i vlerësuar prej jush dhe do fitoni më shumë besimin e tij.
Diskutime rreth kësaj post