Romeo dhe Donald Veshaj, kanë qënë të pandashëm në ekran, që në fillimet e tyre në “Al-Pazar” Romeo dhe Donald Veshajn i kemi parë gjithmonë bashkë.
E vetmja herë kur u ndanë, ishte kur Donaldi mori pjesë në “Big Brother VIP”, por pas formatit ata sollën “Më lër të flas” me dy sezone.
Në sezonin e tretë të emisionit, Donaldi nuk do jetë.
Kjo u vu re në promon e prezantuar pak minuta më parë, ku shihet vetëm Romeo i cili pranon se do jetë moderatori i vetëm.
”Do të jemi bashkë këtë sezon, sepse ai tjetri fundja vetëm punë prishte. Vetëm me mua Romeo Veshaj, moderator, autor dhe regjizor”,-tha Romeo.
Diskutime rreth kësaj post