Ish-presidenti Donald Trump, kthehet për të njoftuar kandidaturën e tij të mundshme në 2024, ku shprehet; “Unë kam garuar dy herë, kam fituar dy herë dhe ne mund ta bëjmë përsëri”.
Nga skena e konferencës konservatore të CPAC, të hidhet një ide e re, të hiqet Departamenti i Arsimit.
Më pas, ai sulmon kryetaren e Dhomës Nancy Pelosi për udhëtimin në Tajvan: “Ajo është një grua që sjell kaos”, tha ai.
Kritika të gjera Trump bëri edhe për Joe Biden dhe politikat e tij, veçanërisht ato ekonomike me të cilat Shtetet e Bashkuara rrezikojnë të kalojnë nga një recesion në një depresion.
“Ne jemi një vend i botës së tretë në shumë mënyra”, thotë ai.
“Kthimi i Amerikës fillon në nëntor dhe do të vazhdojë në vitin 2024. Ne do të vazhdojmë të luftojmë dhe të rimarrim vendin”, përfundoi Trump.
Diskutime rreth kësaj post