Donald Trump dhe Ted Cruz “po bëjnë punën e ISIS”, shprehet investitori miliarder Geroge Soros.
“ISIS (dhe përpara tij Al Qaeda) zbuluan thembrën e Akilit të qytetërimit perëndimor: frikën nga vdekja”, u shpreh Soros në një fjalë të mbajtur në Forumin Botëror Ekonomik në Davos, Zvicër.
“Frika nga vdekja të manipulon arsyen e logjikën, e njerëzit bëjnë gjëra të paimagjinueshme nga frika, gjë që është tepër e dëmshme. Pikërisht në këtë mënyrë, pra duke përhapur frikë e panik, Donald Trump dhe të tjerët si Cruz e me radhë, po bëjnë punën e ISIS.”
Kjo nuk është hera e parë që Soros, një bamirës i madh demokrat dhe themelues i Fondacionit Soros, vendos në një kontekst me terrorizmin Donald Trump dhe Ted Cruz, të dy kandidatë republikanë për drejtimin e Shtëpisë së Bardhë. Në fund të dhjetorit të shkuar Soros publikoi një shkrim tek The Guardian me titullin “Terroristët e demagogët duan që ne të kemi frikë. Nuk duhet të dorëzohemi.” Në artikullin në fjalë, Soros deklaronte, se Trump dhe Cruz po joshnin popullsinë duke i prekur në çështjet më problematike, por njerëzit do duhej të rezistonin. “Do të ishte një gabim skandaloz, nëse ne bëjmë atë që duan terroristët”, shkruante ai.
Deri në muajin korrik të vitit të shkuar Soros u kishte dhuruar 2 milionë dollarë amerikanë komiteteve të aksionit politik (super PACs), që mbështesin kandidaten demokrate Hillary Clinton./Politico.eu
Diskutime rreth kësaj post