Presidenti amerikan Donald Trump, ka ndryshuar mendje.
Ai nuk do ta vazhdojë hetimin e mëtejshëm ndaj Hillary Clintonit, lidhur me përdorimin e emailit privat ndërsa ajo ishte sekretare amerikane e Shtetit.
Kjo u bë me dije nga një këshilltare e lartë e tij.
Gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale, Trump kishte kërcënuar se do ta burgoste rivalen demokrate, nëse ai zgjedhet president.
Por këshilltarja e Trumpit, Kellyanne Conway, tha për MSNBC, se ai do të tërhiqet nga përkushtimi i tij për emërimin e prokurorit special për të hetuar lidhur me aksionet e zonjës Clinton.
Conway tha se ish-sekretarja e Shtetit “ende duhet të ballafaqohet me faktin se shumica e amerikanëve nuk e konsideron atë të jetë e sinqertë, ose që mund t’i besohet”.
“Nëse Donald Trump mund të ndihmojë në shërimin e plagëve të saj, kjo me gjasë është gjë e mirë”, tha Conway.
Agjencia FNI ka zhvilluar hetime kundër zonjës Clinton, lidhur me përdorimin e serverit privat të emailave ndërsa ishte sekretare e shtetit dhe ka konkluduar se aksionet e saj ishin pakujdesi, por nuk kishte bazë për paraqitje të akuzave.
Diskutime rreth kësaj post