Njerëzit gjithmonë kanë qenë dyshues për marrëdhënien e Donald Trump me bashkëshorten, Melania Trump, sidomos pasi miliarderi u bë President. Por edhe pse ka pasur zëra për probleme në çift, ata shfaqen të qeshur në daljet publike. Megjithatë ky nuk është një tregues sepse siç thotë një shprehje: “Shtriresh për publikun, sepse nuk do që askush ti dijë punët e tua”.
Në këto raste, na hyn në punë gjuha e trupit dhe kjo është ajo që u vu re nga ekspertja e kësaj fushe. Blanca Cobb, në daljen e fundit në publik të çiftit presidencial.
Për eventin e përvitshëm të Pashkëve që zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë, Donald dhe Melania, së bashku me një lepur që në fakt ishte shumë i frikshëm, shkuan të luajnë me fëmijët të ftuar në rezidencën e presidentit dhe shkrepën shumë foto me ta. Gjuha e trupit e tyre e trupit, gjatë kohës kur takonin fëmijët apo pozonin përpara kamerave, ishte e vështirë për tu kuptuar dhe në konflikt me sjelljen e tyre.
Në fakt, tensioni që u vu re, mund të ketë lidhje dhe me ngjarjen e pak ditëve më parë, ku burime pranë çiftit Trump, thanë se ata ishin përfshirë në një mosmarrëveshje gjatë një fundjave në “Maralago”. Por mënyra se si ato sillen pranë njëri-tjetrit mund të jetë dhe një tregues për lidhjen e tyre në tërësi. Në foton e mëposhtme për shembull, Cobb tha se gjuha e trupit nuk tregon për ndonjë problem mes tyre. Madje, mënyra se si Melania qëndron këtu tregon se ajo është e lumtur, duart e tyre janë të relaksuara, gjithçka duket mirë.
Por për pjesën tjetër të eventit nuk mund të themi të njejtën gjë. Shohim këtë foto:
Këtu ata janë duke zbritur poshtë disa shkallëve në oborrin e shtëpisë dhe mund të shohim Donald që përpiqet ti kapë dorën Melania-s. Duket e çuditshme, sepse fillimisht presidenti u përpoq ta kapte bashkëshorten prej beli. Gjithashtu duhen vënë re mënyra se si ajo po e mban dorën dhe gishtat e ngritur, sikur po e refuzon shtrëngimin e dorës. E po të shohësh fytyrat e tyre, nuk janë të qeshur dhe nuk ka thuajse fare komunikim mes tyre.
Ndërkohë në këtë moment, ku Melania do të nisë një nga lojërat e fëmijëve, mund të shohim që shpatulla e saj e djahtë sikur ulet, ajo largohet nga Donald dhe i jep një buzëqeshje të sjellshme aka një buzëqeshje fallco. Me pak fjalë, kjo është fytyra që bën kur nuk do të debatosh në publik me partnerin.
Tensioni mes tyre duket më qartë në këtë foto:
Qartësisht këtu mund të shohim si ata nuk duan të afrohen shumë me njëri-tjetrin dhe Donald ja kap krahun Melanias nga një distancë e çuditshme. Dhe në fakt duket sikur ai ja shtrëngon krahun, po të shohim si i ka të kthyer gishtat e dorës së majtë dhe si e ka tërhequr veshjen e saj. Duke qartë që ka tension këtu. Megjithatë, mënyra se si i mban këmbët Melania është disi konfliktuale, pasi i ka të kryqëzuara drejt bashkëshortit dhe në gjuhën e trupit, këmbët të drejtojnë atje ku do të jesh.
Si përfundim, gjuha e trupit e çiftit Trump është pikërisht si lidhja e tyre këto kohët e fundit, konfuze. Megjithatë, ka patjetër shenja që tregojnë se ato po shtiren për lumturinë e tyre dhe këtë nuk mund ta mohojë askush. /Blitz.al
Diskutime rreth kësaj post