Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu por edhe stafi i ambasadës e ka festuar në një mënyrë tejet të veçantë Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
I gjithë personeli me ambasadorin në krye kanë zgjedhur kostume popullore tradicionale nga të gjitha rajonet e Shqipërisë, duke treguar kështu jo vetëm zejtarinë e mrekullueshme dhe unike, por edhe kulturën dhe artin shqiptar që është trashëguar nga brezi në brez.
Fotot e stafit janë publikuar në profilin e Facebook-ut të Ambasadës Amerikane, e të shumtë janë ata që kanë komentuar për të gjetur se cilës trevë i përket veshja që mban ambasadori Donald Lu.
Diskutime rreth kësaj post