Përmes një sesioni pyetje-përgjigjie të organizuar në faqen zyrtare në rrjetet sociale nga Ambasada Amerikane në Tiranë, ambasadori Donald Lu deklaroi se reforma në drejtësi do të vazhdojë dhe se ajo do të prekë një numër të madh gjyqtarësh.
Kryediplomati amerikan në Tiranë, duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ligjin e Vettingut, kërkoi që ky vendim të respektohet. Ai shprehu bindjen se ligji do të zbatohet dhe pasojat e tij, sipas Lu, do të jenë edhe më të mëdha se në Kosovë.
“Gjyqtarët që do të largohen nga sistemi i drejtësisë do të jenë në numër edhe më të madh se në Kosovë”, tha ai.
Dikush e ka pyetur edhe për çështjen e kultivimit të kanabisit në vend, për të cilën diplomati amerikan tha se qeveria shqiptare duhet të bëjë më shumë, ndërsa shtoi se në bashkëpunim me DEA-n po bëhen përpjekje për të kapur peshqit e mëdhenj.
Diskutime rreth kësaj post