Gjatë rrëfimit të tij në emisionit Real Story Donald Lu përsëriti qëndrimet e tij kritike ndaj policisë dhe sistemit gjyqësor, për menyrën se si kanë vepriuar me eksponentët gjyqësor dhe krimit në Shqipëri.
Ambasadori Amerikan në Tiranë, Donald Lu, renditi tre ngjarje që për të cilat tha se është skandalizuar.
Unë, për vete, jam i skandalizuar që dy vjet e gjysmë pasi qeveria greke nxori urdhër-arrestin, ende nuk e kemi kapur Klement Balilin. Jam i skandalizuar që Lul Berisha lirohet herët nga burgu dhe që mund të ecë i lirë nëpër rrugët e Durrësit. Dhe jam i skandalizuar që këtë javë që keni gjyqin e Shullazit, ku Shullazi vetë ka kërcënuar gjykatës dhe prokurorë, aq sa prokurorët as nuk shkojnë në gjyq. Si ka mundësi që ky vend të ecë përpara kur ndodhin këto gjëra? E di që Fatmir Xhafaj dhe Arta Marku dhe Ardi Veliu do të gjykohen mbi faktin nëse do të jenë të aftë t’i vënë këta kriminelë pas hekurave, – tha Lu.
Diskutime rreth kësaj post