Ambasada e SHBA-së në vendin tone ka zhvilluar një pritje paraditen e kesaj të mërkure në kuadër të zgjedhjeve presidenciale.
Të pranishëm kanë qënë politikanë, gazetarë dhe personalitete nga fusha të ndryshme.
Ambasadori amerikan i akredituar në vendin tonë, Donald Lu ka ndjekur rezultatet e zgjedhjeve dhe shpalljen e Donald Trump president.
Lu mbajti edhe një fjalim pas fitores së Donald Trump.
Ai tha se asgjë nuk do ndryshojë në marrëdhëniet mes dy vendeve tona.
“Demokracia është njëra prej gjërave që na lidh së bashku si amerikanë dhe si shqiptarë. Ajo është e rrëmujshme. Është e ndërlikuar.
Është shpesh e mbushur me konflikte dhe polemika – sikurse ishte këtë vit në Shtetet e Bashkuara. Por në fund, demokracia garanton liritë që i vlerësojmë kaq shumë”, tha ambasadori Lu gjatë një fjalimi të mbajtur me këtë rast.
Në pritjen e organizuar nga ambasada amerikane ishte edhe presidenti Bujar Nishani.
“Është një demonstrim tjetër i demokracisë amerikane. Amerikanët kanë vendosur mbi bazën e bindjeve të tyre, për të pasur një Amerikë më të mirë. Unë besoj që do të ketë një klimë të re. Jam i bindur që do të ketë një model të ri. Unë kam qenë i bindur që cilido që do të jetë presidenti i Amerikës, do të ketë marrëdhënie më të mira mes dy vendeve sepse ne na bashkojnë interesa të përbashkëta. Amerika ka qenë shumë pranë kauzës së shqiptarëve. Administrata e re do t’i japë një impuls, do të ketë akoma më shumë bashkëpunim”, tha Nishani.
Diskutime rreth kësaj post